Gjithçka varet nga Liga e Kampioneve. Nëse kuqezinjtë do të arrijnë të kualifiohen për në zonën e kupës me veshë të mëdhenj, atëherë pronarët e klubit italian edhe mund të kursëjnë elementët më të rëndësishëm të ekipit dhe të bëjnë përforcime për një përfaqësim dinjitoz në Champions.

Në të kundër, duhet sakrifikuar për të mbushur arkat dhe për të investuar më pas në merkato. Lojtari që ka më shumë treg te Milani dhe që mund të sjellë jo pak miliona, quhet Xhixho Donaruma, portieri i ri, për të cilin Milani nuk ka vënë një çmim zyrtar që pas sheshimit të mosmarrëveshjeve me agjentin e tij, Mino Raiolën. Dhe, meqë jemi tek agjenti, çdo veprim do të mund të kryhet pas 9 gushtit, kohë kur skadon dhe dënimi 3 mujor i napoletanit.

Në listën e ekipeve që duan shërbimet e Xhixhos janë dy emra të mëdhenj të kontinetitit, Paris Sën Zhërmeni dhe Mançester Junajtid. Si PSG ashtu edhe “Djajtë e Kuq”, do të humbasin portierë në verë. Francezët nuk do të rinovojnë më me Bufon, ndërsa anglezët do të humbasin De Gean, që nuk dëshiron më të qëndrojë në “Old Trafford”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb