Kevin Malcuit në sytë e Carlo Ancelottit shihet si titullarë në krahun e djathtë, por Hysaj vështirë se mund të pranojë për një kohë të gjatë këtë vendim të trajnerit. Me Sarrin që kërkon me insistim të transferojë shkodranin në Londër, Napoli duhet të marrë një vendim, të heq dorë nga shërbimet e Hysajt e të pranojë ofertën e Chelseait, apo ti jap një shans tjetër anësorit, i cili dikur konsiderohej si i pa prekshëm.

Napoli luan këtë të shtunë një transfertë shumë delikate, atë kundër Milanit, që për Hysajn mund të jetë një shans i artë për të vërtetuar se nuk është një lojtarë për të qëndruar në stol. Ancelotti pritet të vendos skuadrën në fushë me skemën 4-4-2, ku Hysaj së bashku me Ghoulam do të formojnë krahët e mbrojtës ndërsa Albiol dhe Koulibaly në qendër.

50531564 373579456531482 7175275362308325376 N

Hysaj në krahun e djathtë do të bënte që Ghoulam të rikthehej në të majtë, pasi dihet që në këtë vendosje algjeriani shtyn më shumë në krah. Nëse gjerat shkojnë mirë në këtë trasnfertë për Napolin, dhe Hysaj rikthehet sërish si protagonistin, drejtuesit e klubit mund të vlerësojnë edhe një herë pozitat e tij në skuadër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb