Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave për Milanin në merkaton e dimrit, por klubi kuqezi nuk ka ndërmend të presë gjatë për të marrë përgjigjen e sulmuesit suedez. Ky I fundit po përfiton edhe nga interesimi i skuadrave të tjera në Itali dhe jo vetëm për të zgjedhur ofertën më të mirë.

R364573 1296x729 16 9
R364573 1296×729 16 9

Për këtë arsye, sipas mediave përtej Adriatikut, durimi i milanistëve është në limit, ndërsa ata kanë edhe një plan B për të mos u kapur në befasi në rast të një refuzimi të mundshëm nga Ibrahimovic. Ai është Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat është jashtë projektit të Juventusit dhe jo më kot në këtë sezon nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje nga Maurizio Sarri.

Mandzukic.juve.2017.18.perplesso.1400x840
Mandzukic.juve.2017.18.perplesso.1400×840

Emri i tij ishte përmendur edhe gjatë merkatos së verës, por në atë kohë pretendimet financiare të “Zonjës së Vjetër” dhe vetë futbollistit i tejkalonin mundësitë e Milanit. Tani gjërat kanë ndryshuar. Si Juventus, ashtu edhe Mandzukic janë gati të ulin ndjeshëm kërkesat e tyre. Ka edhe një detaj taktik që afron kroatin me kuqezinjtë. Ndryshe nga Ibrahimovic që do të ulte në pankinë Piatek, me tiparet e tij, Mandzukic mund të luante shumë mirë në krah të sulmuesit kroat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb