Nga: Aleksandra Kola

ITALI-Dita e parë e uljes së çmimeve, dhe si çdo vit, fillon “pelegrinazhi” nga Milano në parkingun e mbushur të outletit ‘Serravalle’ ndërsa radha e makinave në autostradën Milano-Torino arrin deri në 5 km, shkruan prestigjiozja italiane Corriere Della Sera.

Portat e qytezës së mbushur me dyqane hapen në orën 9 të mëngjesit dhe mbyllen në 9 të darkës gjatë gjithë fundjavës, një orar i zgjatur që do përsëritet edhe fundjavën e ardhshme.

Pritshmëri të mëdha dhe vendosja e një rekordi të ri nga ana e drejtuesve të një prej qendrave më të mëdha të Evropës e cila me rastin e uljes së çmimeve ka ngritur në këmbë një makinë organizative, tashmë të konsoliduar prej vitesh.

“Objektivi ynë është të reduktojmë sa më shumë kohën e pritjes së klientëve dhe kaosin e trafikut” thonë drejtuesit e outletit Serravalle. Sakaq nuk ofrohen thjesht produkte me zbritje deri në 70% por një eksperiencë unike për të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: