Qyteti italian i Milanos po propozon një ligj të ri për ndalimin e akullores pas mesnate, në një përpjekje për të mbrojtur “qetësinë dhe shëndetin” e banorëve.

Një dokument fillestar legjislativ është depozituar nga pushteti vendor i qytetit. Nëse miratohet, ligji i ri mund të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm dhe të zgjasë deri në nëntor – diçka për të cilën shitësit vendas nuk do të jenë aspak të lumtur, duke pasur parasysh se ata janë mësuar të shesin akullore vonë natën, si pjesë e kulturës italiane.

Propozimi do të ndalonte të gjitha ushqimet e gatshme, duke përfshirë picat dhe pijet, pas orës 12:30 të mesnatës, gjatë ditëve të javës dhe 1:30 gjatë fundjavave dhe festave publike – të gjitha këto vijnë në një përpjekje për të shmangur grupet e zhurmshme që grumbullohen në rrugë që u shqetësojnë gjumin banorëve lokalë.

Ndalimi do të jetë në fuqi në 12 nga rrethet e Milanos – duke përfshirë rrethet qendrore të Brera dhe Ticinese, si dhe Darsena, Lazzaretto, Corso Como dhe zonat e njohura të jetës së natës të Arco della Pace dhe Navigli.

Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligjin e ri të propozuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: