Që Miley Cyrus është përkrahëse e komunitetit LGTB është një gjë e ditur. Por intervista që këngëtarja ka dhënë para pak ditësh në një podcast të RuPaul, ka sjellë një episod të panjohur për publikun.


“Puthja ime parë? Ia dhashë një vajze në shkollën e mesme. Në një qytezë si Nashville, askush do të më kuptonte. Por, për kjo ka ndikuar në rritjen time, si një gjë shumë e rëndësishme.” Ka thënë Miley gjatë transmetimit të programit. Duke u shprehur se ky epizod ka patur një ndikim të veçantë në jetën e saj.


Miley ka rrëfyer se ajo ka qenë nga të paktat personazhe të showbizit, adoleshente, duke sjellë në vëmendje rolin e Hannah Montanes që e bëri shumë të famshme, që e ka përkrahur komunitetin gej. Miley s’ka shumë kohë që është martuar me aktorin Liam Hemsworth dhe s’e ka fshehur kurrë faktin që ka qenë e tërhequr dhe nga seksi tjetër.


Në 2015 Miley gjatë një interviste për Paper Magazine kishte deklaruar se i kishtë thënë mamasë së saj kur ishte 14 vjeçe, që i shikonte dhe i admironte ndryshe femrat.

Deklaratë që menjëherë e etiketoi Miley si një individ “biseks” që admironte të dyja gjinitë, edhe pse ajo vazhdon të thotë “që rëndësi ka dashuria dhe jo gjinia” duke e quajtur veten një njeri të lirë në dashuri.