SHBA

Një dhuratë e pasur dhe e papritur i ka ardhur studentëve afrikano-amerikanë të universitetit Morehouse në Atlanta, në SHBA. Studentët në prag të diplomimit në Morehouse College patën një surprizë të dielën kur miliarderi Robert F. Smith njoftoi gjatë fjalimit të tij se do të paguante borxhin e kredisë studentore për klasat që do të diplomoheshin në këtë kolegj.

Shifra e dhuruar arrin 40 milionë dollarë dhe u lejon të rinjve të programojnë të ardhmen e tyre pa këste kredie për të paguar.

“Në emër të tetë brezave të familjes sime që kanë qenë në këtë vend, ne do të vendosim pak karburant në autobusin tuaj”, u tha ai të sapodiplomuarve në Atlanta përpara se familja e tij të krijonte një grant për të paguar kreditë studentore.

Njoftimi u prit me ovacione dhe me këngët e “MVP!” – term që përdoret për lojtarët më të vlefshëm të ndeshjes.

Shuma totale e mbuluar për 396 studentë arrin në 40 milionë dollarë, tha Presidenti i Morehouse David A. Thomas. Ai e quajti gjestin e Smith-it “një dhuratë çlirimi”.

Aaron 22 vjeç i cili është një prej studentëve të sapodioplomuar ka shpjeguar se ai kishte një kredi prei 200 mijë dollarësh të cilën duhej ta shlyente për 25 vjet.

“Pas njoftimit që pashë zemra sa s’më shpërtheu. Në familje jemi 8 persona dhe për 4 vjet kam ndarë këstet e kredisë me gjyshen për të arritur këtu ku jam, të diplomohem”- tha 22-vjecari me lot në sy nga gëzimi.

Por kjo nuk është hera e parë që Robert Smith bëhet i famshmë për donacionet e tij. Smith drejton ‘Vista Equity Partners’ një fond investimi aktiv në sektorin e teknologjisë dhe softuerit dhe ka një pasuri prej rreth 45 miliardë dollarë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb