SHBA- Jim Simons është themelues i Renaissance Technologies, një kompani që vlen 22 miliardë dollarë. Matematicienti amerikan ka vendosur që të dhurojë 15 mijë dollarë në vit 800 mësuesve të Matematikës në SHBA.

Teksa po fliste në Ted Talk, ai është shprehur se këtë gjë po e bën sepse mësuesit paguhen shumë pak në këtë shtet. “Në vend që t’i fajësojmë mësuesit e keq, që është problem moral në gjithë komunitetin arsimor, në veçanti në matematikë dhe shkencë, ne fokusohemi që atyre të mirëve tu japim një status më të mirë”, është shprehur Simons.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: