Politika evropiane është ende e paqartë në qëndrimet mbi refugjatët që vijnë nga vendet e luftës, kryesisht Siria. Ndërsa Merkel është shprehur që ata mijëra refugjatë që ndodhen aktualisht në zonat e BE të ndahen sipas kapacitete të ekonomike të 26 vendeve evropiane, një propozim interesant vjen nga biznesi. Një miliarder egjiptian i kërkon Greqisë dhe Italisë t’u blejë një ishull me qëllim që strehojë njerëzit që braktisin Sirinë ku gjallon lufta.

Nëpërmjet një publikimi në Twitter, Naguib Sawiris thotë: ‘Greqia dhe Itali, le të më shesin një ishull. Do e bëj të pavarur dhe do strehoj emigrantë duke i punësuar të ndërtojnë ata vetë ishullin’.

Deri tani më shumë se 2 300 njerëz kanë humbur jetën duke u mbytur në detin Mesdhe në tentativë për t’iu larguar konfliktit mbi 1-vjecar që po merr mijëra jetë njerëzisht.
Komentet e miliarderit u bënë menjëherë pasi gjithë bota u përlot nga imazhi i foshnjës, djalit 3-vjecar sirian që u gjet i mbytur në plazhin e Bodrumit, në Turqi.

Miliarderi i pyetur më pas nga një televizion, nëse kjo nismë do të funksiononte u përgjigj; “Po, sigurisht që po. Madje këto vende kanë një duzinë ishujsh që janë krejt të pabanuar dhe ne mund të akomodojmë aty, mijëra refugjatë.
Sipas, Saëiris një ishull grek apo italian mund të kushtojë nga 10 deri në 100 milionë dollarë, por shtoi se, “me rëndësi më pas ka investimi në të’.

“Ata ikin nga lufta dhe minimumi që mund të bëjmë është të paktën t’i trajtojmë si njerëz. Europa as këtë nuk po bën”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: