Miliarderi amerikan, Henry T Nicholas III u akuzua në Las Vegas për trafikim të lëndëve narkotikëve, gjashtë muaj pasi policia zbuloi heroinë në suitën e tij në hotel ”Encore”.

Bazuar në sasitë e narkotikëve që u gjend në suitë gushtin e kaluar, prokurori i qarkut të Clark County akuzoi Nicholas, 59 vjeç, dhe Ashley Fargo, një grua e pranishme në suitë me miliarderin, me pesë akuza të trafikimit dhe dy për posedim lëndësh narkotike.

Dokumentet e gjykatës thanë se hetuesit gjetën 82,5 gram metamfetaminë dhe 4,24 gramë heroinë.

”Policia Metropolitane e Las Vegas arrestoi Nicholas dhe Fargo në gusht, pasi siguria e hotelit e thirri policinë në dhomë”, sipas zëdhënësit të departamentit të Vegas Officer Larry Hadfield.

”Hadfield tha se rojet e sigurisë së hotelit njoftoi se kishte gjetur kontrabandë në dhomë. Nicholas dhe Fargo u arrestua me dyshimin e trafikimit të heroinës, kokainës dhe amfetaminës”, tha Hadfield.

“Faktet aktuale janë se Nicholas është një filantrop, një avokat për të drejtat e viktimave, një shkencëtar dhe bashkëthemelues i një kompanie globale. Ne kemi në plan të paraqesim një mocion për të shkarkuar të gjithë çështjen për një numër arsyesh, duke përfshirë mungesën e provave’’, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb