Afrikanët te Partizani në vitet e fundit kanë qenë si një minierë ari. Të kuqtë kanë shitur dy prej tyre për afro 1 milionë euro. Bëhet fjalë për Maget dhe Matondo.
Në këtë muaj mund të largohet edhe Kristian Mba, për të cilin ka ardhur një ofertë prej afro 500 mijë eurosh. Çdo e mirë e ka edhe një anë negative nga pas dhe në këtë mes është menaxhimi që klubi i ka bërë kontratave apo personalitetit të këtyre lojtarëve.
Në të shkuarën Maget dhe Sembene kërkonin largimin me çdo kusht dhe për më shumë se një muaj ata nuk shkuan në stërvitje. Më pas ndodhi çështja “Matondo”, i cili kërkoi shitjen me patjetër dhe refuzoi të kthehej të luante, për të mbërritur te Sodiq.