Drejtues i departamentit të pyjeve dhe kullotave në Partinë Demokratike, Hasan Cani, ka deklaruar se ka një trajtim preferencial në lidhje me ndarjen e fondeve për kryerjen e studimeve dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, ai u shpreh se nga viti 2017 deri në vitin 2024, janë dhënë miliona euro për studime dhe investime në këtë fushë.
Cani ka akuzuar se përveç shpërdorimit të fondeve, shqetësues është fakti që studimet nuk bëhen fare dhe rezultatet merren nga studime të vjetra duke mos pasqyruar gjendjen në terren.
DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË PYJEVE DHE KULLOTAVE NË PD, HASAN CANI
Krahas prerjeve të paligjshme të pyjeve, ndryshimit pa kriter i formës përdorimit të territorit te pyjeve/kullotave dhe Zonave të Mbrojtura me VKM, nga pyll apo me status Zonë e Mbrojtur, në sipërfaqe të betonuar, të zjarreve që gjatë vitit 2024 shkrumbuan 40 mijë ha, të pandalura janë edhe fondet e shpenzuara për studime dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura. Këto studime janë kryer dhe po kryhen nga disa subjekte të preferuara të qeverisë qendrore dhe atyre lokale dhe produkti i tyre është zero.
Kështu, nga viti 2017 deri në vitin 2024, janë dhënë miliona euro për studime dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura:
– fondet grante të financuara për projekte në pyje kullota dhe zonat e mbrojtura 2015 – 2020 në vlerën 45 074 683.93 Euro.
– tenderat e zhvilluara për hartim projektesh betonimi në ZM për vitin 2023 në vlerën 7.3 milionë euro.
– tenderat e zhvilluara për investime në ZM për vitin 2024 në vlerën 50 milionë euro
Të gjitha studimet për hartim plane mbarështimi bëhen nga 2-3 subjekte të lidhur me strukturat e Ministrisë. Deri me sot janë hartuar rreth 90 PMPK dhe miratuar nga ministria. Vlera për hartimin e këtyre planeve të mbarështimit për pyje e kalon shumën e 5 milionë eurove. Produkti që rezulton nga këto studime pothuajse është i pa vlerë, sepse këto studime nuk realizohen duke marrë të dhënat në terren, por kopjohen nga studimet e vjetra.
Asnjë nga këto studime hartuar nga këto subjekte dhe miratuar nga ministria, nuk është i përditësuar në kadastrën e fondit pyjor/kullosor kombëtare.
Nuk ka asnjë monitorim në lidhje me hartimin e tyre nga strukturat e Ministrisë dhe miratimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.
Është e pamundur dhe e papranueshme që një subjekt të realizojë hartimin e 2-3 apo 4 plane mbarështimit brenda një viti apo 2 vitesh.
Ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të fillojnë menjëherë hetimet mbi shpërdorimin e miliona euro fonde të taksapaguesve shqiptarë.
PD do të denoncojë çdo shkelje ligjore dhe shpërdorim fondesh në fushën e pyjeve kullotave dhe Zonave të Mbrojtura, për të vënë para drejtësisë të gjithë abuzuesit.
Sqarim: Mbështetur në Ligjin për Pyjet, Ligjin Për Fondin Kullosor dhe Ligjin Për Zonat e Mbrojtura, baza ku mbështetet menaxhimi i kësaj pasurie janë planat e mbarështimit që hartohen sipas ekonomive pyjore/kullosore dhe Zonave të Mbrojtura (ku një ekonomi pyjore/kullosore shkon deri ne 6-7 mije ha) dhe kanë afat 10 vjeçare. Mbi të dhënat e këtyre planeve mbahet dhe kadastra e fondit pyjor dhe kullosor kombëtarë, pavarësisht statusit dhe formës së pronësisë së pyjeve dhe kullotave. Këto plane mbarështimi hartohen nga ekspert të pyjeve dhe kullotave të pajisur me licenca përkatëse në këtë fushë.
Deri me sot janë hartuar rreth 90 PMPK dhe miratuar nga ministria. Vlera për hartimin e këtyre planeve të mbarështimit për pyje e kalon shumën e 5 milion eurove ose 5 miliard lekë të vjetra. Ndërsa për ZM kjo vlere është 2 deri trefishin. Asnjë nga këto plane mbarështimi sot nuk përditësohet në kadastrën e fondit pyjor dhe kullosore.
Faktet:
- Nga ankimet e eksperteve të pyjeve dhe konstatimet tona rezulton se këto plane përfitohen nga 2-3 subjekte të preferuar te Ministrisë dhe mbështetur nga AKP dhe AKZM.(Metoda 3 drejtore, 3 shefa dhe 3 specialiste).
- Rezulton se secila nga këto shoqëri merr për një vit 4-5 ekonomi pyjore në disa bashki për të hartuar planin e mbarështimit me stafe qe nuk dihen nga janë, një pjese punojnë dhe ne shtet dhe nuk mund te jene disponueshem për hartimin e planit.
- 4-5 plane është e pa mundur qe të realizohet, sepse për të hartuar një plan mbarështimi për një ekonomi pyjore nevojitet sipas Termave të Reference 10-12 muaj, dhe një staf prej 3 inxhinier pyjesh dhe 1 inxhinier topograf plus dy ekspert ndihmës.
- Kemi konstatuar se këto plane kopjohen nga ish planet e vjetra të mbarështimit qe u ka kaluar afti i përdorimit, duke mos shkuar në terren për te bere matje dhe grumbullim te dhënash sipas materialit.
- Po të shkosh në terren për verifikim nuk gjen asnjë shenjë ndarëse të ekonomive, ngastrave dhe n/ngastrave sipas kërkesave të manualit (Kufijtë me boje te kuqe dhe tabela me numrat e ngastrave).
- Nuk gjen sipërfaqet prove të inventarizimit të grumbujve pyjor të materializuar në terren (ku numri i sipërfaqeve prove variojnë 2000 – 3000 sipërfaqe për një ekonomi pyjore).
- Kemi konstatuar se këto plane mbarështimi nuk monitorohen në terren nga strukturat e Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit. (AKP).
- Nuk gjen një praktikë te hartuar dhe miratuar nga Ministria, për monitorimin e planeve te mbarështimit.
- Për te gjitha planet e hartuar dhe miratuar nuk ka asnjë praktike monitorimi te punimeve.
- Nuk gjen asnjë dokumentacion te ndonjë komisioni qe mblidhet për te miratuar këto plane sipas kërkesave ligjore.
- Ajo qe është me e keqja se shpenzimet janë marramendëse dhe nuk përditësohen ne kadastrën e fondit pyjor dhe kullosor kombëtare.
Fondet për investime Zonat e Mbrojtura.
TENDERAT E ZHVILLUARA PER BETONIZIMIN E ZM PER VITIN 2023 | ||||
Nr | Objekti i kontratës | Fondi limit 000/leke | Kohëzgjatja e kontratës | Data e tenderimit |
1 | “Vlerësimi i basenit ujëmbledhës dhe ekosistemit lumor të Lumit Vjosa me qëllim shpalljen “Park Kombëtar Lugina e Vjosës” dhe hartimin e projekt-planit të nënzonimit të territorit të Zones së Mbrojtur” | 14,000,980.00 | 168 dite | 02.08.2022 |
2 | “Hartimi i Planit të Menaxhimit dhe Projektit të Zbatimit për Parkun Natyror “Liqeni i Ulzës dhe Zona përreth tij”. | 18,099,735.00 | 126 ditë | 02.08.2022 |
3 | “Plani i integruar i menaxhimit për Parkun Kombëtar“Mali i Dajtit”. | 14,166,666.00 | 70 ditë | 25.10.2022 |
4 | Shërbime për hartimin e termave të references për hartim plane menaxhimi” ndarë në 9 (nëntë) lote | 8,100,000.00 | 20 ditë | 30.09.2022 |
14 | Sherbime per hartimin e termave te references per hartim projekte zbatimi” ndarë në 6 (gjashtë) lote | 5,400,000.00 | 20 ditë | 21.10.2022 |
21 | Hartimi i projektit të zbatimit “Shtigjet në rrjetin e zonave të mbrojtura: Studimi, përmirësimi, mirëmbajtja, markimi dhe hapja e shtigjeve të reja, digjitalizimi për aksesin e tyre online” | 13,499,994.00 | 4 muaj | 19.06.2023 |
22 | “Studim mbi rëndësinë në ekosistem të lagunave, duke përfshirë statusin e mbrojtjes në varësi të rëndësisë, si dhe nënzonimin përkatës”; | 13,816,666.70 | 12 | 11.08.2023 |
TOTALI | 73,584,047.70 |