Gazetari Klevin Muka, në një lidhje me News 24 nga Brukseli, tha se sondazhet e kryera paraprakisht lidhur me zgjedhjet në Parlamentin Europian favorizojnë kryesisht partitë e djathta të cilat deri më tani kanë arritur të fitojnë 8 ulëse që i takojnë në Parlamentin Europian.

Gazetari u shpreh se qytetarët do të votojnë për 6 palë zgjedhje,

1- Zgjedhjet e Parlamentit Europian

2- Zgjedhjet e Parlamentit Federal

3- Zgjedhjet e Parlamentit të Brukselit dhe zgjedhjet në 3 regjonet belge ato të Valonisë, flamane dhe gjermane.

Ndërkohë kujtojmë se në total, qytetarët e 27 shteteve anëtare do të zgjedhin 720 eurodeputetë.

Sa deputetë zgjedh secili vend?

Shpërndarja e vendeve është si më poshtë:

Gjermania- 96 vende, Franca 81, Italia 76, Spanja 61, Polonia 53, Rumania 33, Holanda 31, Belgjika 22, Greqia, Çekia, Suedia, Portugalia dhe Hungaria nga 21, Austria 20, Bullgaria 17, Danimarka, Finlanda, Sllovakia nga 15, Irlanda 14, Kroacia 12, Lituania 11, Sllovenia dhe Letonia nga 9, Estonia 7 dhe Qipro, Malta e Luksemburgu nga 6 vende.

Në listat zgjedhore janë regjistruar gjithsej 9.796.330 zgjedhës, nga të cilët 4.755.686 janë meshkuj dhe 5.040.644 femra. Në lidhje me zgjedhjet kombëtare të vitit 2023, të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje kanë fituar 111.500 zgjedhës të rinj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb