Të paktën 50 persona raportohet se kanë humbur jetën gjatë funeralit të gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u vra me një dron nga ushtria amerikane.

Teksa miliona njerëz ndodhen sot në qytetin e lindjes së komandantit të lartë, Kerman, turma është përfshirë në kaos, duke shkaktuar edhe viktima, pasi janë shtypur me njëri-tjetrin, ndërkohë numri i të lënduarve ka shkuar në mbi 213. Ndërsa BBC shkruan se ky qytet është një ‘qytet shkretëtirë’, i rrethuar nga malet.

Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran, pas Liderit Suprem Khamenei. Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti dhe shpërthimi të një lufte midis SHBA dhe Iranit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb