5 futbollistë nga La Liga, 2 nga Premier League, 2 nga Lige 1 dhe 1 Serie A, nuk është fillimi i një barsolete po renditja e futbollistëve më të paguar në muaj në kontinentin e vjetër. L’Equipe përpilon këtë listë milionerësh ku në krye qëndron Leo Mesi, me “pleshtin” që përfiton as më shumë e as më pak por 8,3 milion euro në muaj, e nënvizojmë në muaj.

Messi
Messi

Në këtë klasifikim, Messi nuk ka rivale pasi diferenca me ndjekësin më të afërt është shumë e madhe. Në vendin e dytë renditet C.Ronaldo, me portugezin i cili tek Juve përfiton 4,6 milion euro.

Ronaldo
Ronaldo

Në podiumin e më të paguarve është Antuan Griezmann i cili përfiton 3,3 milion euro. Neymar, është pa diskutim një nga milionerët e futbollit, por në këtë klasifikim renditet në vendin e katër me 3 milion euro në muaj.

Neymar
Neymar

Për të gjetur një milioner nga Premier League duhet të shkojmë në vendin e tetë ku pozicionohet Alexis Sanchez me 2,3 milion euro. Në top dhjetë milionerët kemi dhe Suarez, Bale, Coutinho, Sanchez, Mbappe dhe Ozil.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb