IRAK – Militantët e Shtetit Islamik kanë postuar në internet disa fotografi, ku duken teksa vrasin me gurë një pjesëtar të tyre, pasi kishin zbuluar se ishte homoseksual.

Përmes një deklarate të bashkëngjitur me fotografitë thuhej se një gjykatë islamike vendosi që personi ka kryer sodomi dhe duhet të hidhet nga pika më e lartë në rrethinë dhe pastaj të vritet me gurë.

Kjo nuk është hera e parë që militantët e Shtetit Islamik vrasin pjesëtarët e tyre, për shkak orientimit të tyre seksual. Pak muaj më parë, ata vranë dy militantë në Siri duke i qëlluar me gurë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: