SIRI- Militantët e shtetit Islamik ISIS vrasin pilotin jordanez të kapur rob në prag të Krishtlindjeve. Bëhet fjalë për pilotin jordanez Muadh Kassasbe, 26 vjeç, i cili u mor peng në Sirinë Veriore, pas rrëzimi të avionit të forcave të koalicionit.

Lajmi u bë i ditur nga televizioni Al Mayadin. Piloti jordanez, Muadh Kassasbe u mor peng nga militantët e ISIS më 24 dhjetor. Avioni i tij u rrëzua nga një antitank në Raqqa.
Anëtarët e ISIS në Raqqa publikuan fotot në uebsitet e xhihadistëve të cilët bënë të ditur dhe emrin e pengut.
Jordania është një ndër 4 vendet arabe, e cila ka bombarduar pozicionet e ISIS në Siri që prej muajit shtator.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: