Historiani Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, u shpreh se është kundër pezullimit të ndihmës amerikane për Ukrainën.

Ai ka theksuar se SHBA ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i përplasjes me agresionin rus dhe se çdo shtet ka detyrime ndaj politikave të qeverive të mëparshme. Sipas Milos, pezullimi i ndihmës nga Trump për Ukrainën është një devijim nga kursi tradicional i SHBA për të mbështetur aleatët.

Milo tha gjithashtu se administrata Trump po i bën presion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të pranuar marrëveshje lidhur me mineralet e çmuara dhe që të ulet në bisedime paqeje nën udhëheqjen e SHBA. Ai ka theksuar mundësinë e nisjes së bisedimeve për një armëpushim, si një hap tjetër në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.

Paskal Milo: S’jam dakord që të pezullohet ndihma për Ukrainën, sepse kur nisi përplasja, SHBA e mbështeti Kievin, për të përballuar agresionin. Çdo shtet ka detyrime nga qeveritë paraardhëse. Trump ka vendosur që të ndërpresë ndihmën për Ukrainën dhe është devijim nga kursi normal i SHBA për të dhënë ndihmë.

Trump dhe administrata e tij po i bëjnë presion Zelenskyt, për të pranuar marrëveshjen për mineralet e çmuara dhe për të pranuar që të ulet në bisedimet e paqes, nën drejtimin e SHBA. Mund të kemi bisedime për armëpushim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb