TIRANË

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente për të vërtetuar se kontrata koncesionare për rrugën Milot-Balldren është korruptive dhe abuzive.

Ai thotë se kompania ANK bën një ofertë 140 mln euro, përfshirë një tunel me një tub me kosto 17 mln euro. Por ndërsa ministria kërkon ty tuba në tunel, Kompania përgjigjet se do ta bëjë falas.

“Për të kuptuar nivelin primitiv dhe qesharak të vjedhjes me koncesionin Milot-Balldren: Kompania ANK bën një ofertë me 140 milionë euro ku përfshihet edhe ndërtimi i një tuneli me vetëm një tub, të gjatë 850 metra, me kosto 17 milionë euro.
Ministria i thotë kompanisë se standardi i tyre është që tunelet duhet të kenë dy tuba, një vajtje, një ardhje. Kompania i përgjigjet: hajde se po ta bëj edhe një tub të dytë, falas, pa e rritur fare koston. Dhe kështu furin në kontratë edhe një tub tuneli ‘falas’”, shkruan Shehaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb