Milot Rashica po kalon një formë shumë të mirë te Verder Bremen duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Lojtari me origjinë shqiptare po shënon me klubin e Bundesligës, duke e ndihmuar që të ngjitë shkallë në klasifikim dhe të synojë pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar dopietë përballë Shalkes, ku Verderi fitoi me rezultatin 4-2. Ai shënoi golin e barazimit 1-1 dhe të sigurisë 3-1 për të shtyrë ekipin e tij drejt suksesit në këtë sfidë. Me këto dy gola të shënuar ndaj Schalkes, Rashica është ngritur në koutën e gjashtë golave këtë edicion në Bundesliga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb