E ftuar në pasdite në “Top Channel” ish- ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rrëfyer momentin e saj më të vështirë në këtë detyrë si dhe raportin me kryeministrin Edi Rama.

Ish-ministrja tha se aksidenti me pasojë vdekjen e dy pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar ka qenë një moment që nuk e ka përjetuar si titullarë e ministre, por si një nënë që për ta do të kishte bërë gjithçka t’ i rikthente në jetë.

Mes të tjerash ajo rrëfen se pilotët e ndjerë i kishte takuar vetëm dy ditë pra se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Sa për raportin me Ramën, Kodheli tha se ai fillimisht e kishte kontaktuar në vitin 2001. “U kontaktova nga Edi Rama dhe pas disa muajsh insistimi të tijin për tu bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, vendosa të pranoja”,-u shpreh ajo.

Lidhur me marrëdhënien e punës me Edi Ramën në Bashki dhe në Kryeministri, ajo thotë se kanë qenë dy marrëdhënie bashkëpunimi të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: