TIRANE – Ka shkaktuar reagime te ashpra një vendim i gjyqtares Herila Çela lidhur me masen e sigurisë per 28-vjeçarin Tauland Manaj në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë. News24 mësoi se Tauland Manaj ka qenë i arrestuar jo vetëm për një vepër penale dhe sidguroi të gjitha vendimet e dhëna për të.
Manaj është arrestuar brenda këtij viti për dy vepra penale dhe ka marrë masa sigurie nga gjyqtarë të ndryshëm.

Duke shqyrtuar vendimet e dhëna ndaj Manajt, vërehet se masa e sigurisë dhënë nga gjyqtarja Herila Çela nuk ka lidhje me përplasjen me armë mes të rinjve në Vlorë në 28 shkurt 2018, ku Tauland Manaj mbeti i plagosur, pasi sipas Kodit Penal, i njëjti gjyqtar nuk mund të shqyrtojë 2 dosje për të njëjtin person. Për ngjarjën në Vlorë, Manaj u gjykua nga gjyqtarja Elona Mihali e cila e la në ‘arrest me burg’, dhe pasi 28-vjecari e apeloi vendimin, gjyqtarët e Apelit Iliba Bezati, Petrit Aliaj, Brikena Ukperaj vendosën për të masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje elektronike.

Masa e sigurisë dhënë nga Gjyqtarja e  Vlorës Elona Mihali për përplasjen me armë

Masa e sigurisë, e lehtësuar nga Gjykata e Apelit Vlorë

Masa paraprake dhënë nga gjyqtarja e  Vlorës Herila Çela për kanabisin dhe armë pa leje

Masa e sigurisë dhënë nga Herila Çela pas paraqitjes së ekpertizës

Përfundimi i ekpertizës

 

Gjyqtarja Herila Çela mori në dorë një tjetër dosje për Tauland Manaj, kur ky i fundit theu masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe u kap në Vlorë në 23 qershor. Në makinën e tij u gjet një sasi e vogël kanabis dhe një armë pa leje. Gjyqtarja Herila Çela vendosi masën paraprake të sigurisë ‘arrest në burg’ për Manajn me akuzën armëmbajtje pa leje, mbajtje të lëndëve narkotike dhe thyerje e masës së sigurisë. Pas paraqitjes se përfundimeve të 3 ekpertizave, rezultoi se Manaj nuk e kishte përdorur armën që iu gjet në makinë dhe se sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, vetëm 0.9 gramë. Në këto kushte, gjyqtarja Çela vlerësoi se Manaj nuk është person i rrezikshëm, dhe lehtësoi masën e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtepie’, e njëjta masë që ishte dhënë për Manajn nga Apeli lidhur me akuzën e parë.

Gjyqtarja Çela pretendon se prokuroria nuk e kishte njoftuar që ndaj Taulant Manajt rëndonte një tjetër akuzë, pasi në këto kushte ai do të cilësohej “përsëritës i vepres penale” dhe automatikisht do të merrte masën e sigurisë “arrest në burg”

Duhet sqaruar fakti se përse e njëjta gjyqtare vendos dy herë masë sigurie për të njëjtin të pandehur. Me ndryshimet e bera në legjislacion, gjyqtari që shqyrton çështjen e një personi që sapo është ndaluar nga policia dhe jep masën paraprake të sigurisë, është po ai që shqyrton sërish çështjen, pas paraqitjes se provave nga ana e prokurorisë. Më pas ky gjyqtar nuk është më pjesë e trupit gjykues që shqyrton çështjen në themel.

Një ditë më parë, nisur nga disa denoncime në media, ministria e drejtësisë i kërkoi KLD-së shkarkimin e gjyqtares Herila Çela, duke e akuzuar atë se lehtësoi masën e sigurisë për një person që kishte kryer shkelje penale


(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb