Mina ka njoftuar në rrjetet sociale daljen e albumit të saj të ri në 23 mars.

Titullohet “Maeba” dhe do të paraprihet nga kënga ‘Doja të të shkruaja prej shumë kohësh’, e cila do të transmetohet në radion në 9 mars.

Albumi përmban 12 këngë dhe është një surprizë për adhuruesit e këngëtares italiane”, sipas ”Sony”.

Albumi vjen pas suksesit të madh me Adriano Celenatanon ‘Le migliori’, ndërsa disku i fundit prej solisteje i përket 2014, ‘Selfie’.

Edhe pse prej vitesh Mina është shfaqur shumë rrallë në publik, ajo ka vazhduar karrierën e saj të të shkruarit të këngëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: