“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një video të regjistruar pak minuta para se në Gjykatën e Lezhës të jepej masa e sigurisë për motër e vëlla, të arrestuar tre ditë më parë, pasi në çantë iu gjetën tre mina me telekomandë dhe një sasi droge.

Videoja tregon momente aspak normale, teksa e reja Amelda Elezi 21-vjeç, shatazënë hyn në gjykatë. Britmat dhe lotët e saj janë të vazhdueshme gjatë kohës që dy police femra e fusin në gjykatë. E reja por edhe i vëllai pretendojnë të mos kenë lidhje as me minat dhe as me drogën.

Ajo hyn e para në gjykatë, ndërsa pas saj dy policë meshkuj shoqërojnë të vëllain Armand Lukani 23-vjeç.

Pas u njoh me provat, gjykata vendosi ta lërë vajzën të lirë dhe në burg vëllain e saj me akuzën ‘Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese’.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb