BULQIZE

Kur në Tiranë ‘vlojnë’ protestat e studentëve, në Bulqizë janë ngritur minatorët. Mësohet se minatorët kërkojnë plotësimin e kushteve në punë si dhe për statusin e tyre.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enver Doçi raportoi se minatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse qeveria nuk i përgjigjet atyre pozitivisht. Ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

Doçi mes të tjerash pohon se minatorët shoqërohen në protestë nga familjarët e tyre, si dhe qytetarë të Bulqizës. Ata kanë lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ndërsa presin përmirësimin e kushteve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb