Minatorët janë duke protestuar përpara parlamentit, duke kërkuar statusin e minatorit.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se ata kanë thënë se kërkojnë miratimin e statusit të minatorëve. Minatorët shprehen se PS i ka gënjyer, pasi ka premtuar zgjidhjen e statusit që më 2013.

“Na kanë gënjyer. PS na gënjeu që në vitin 2013, kur na tha se do të zbatohet statusi i minatorit”, thanë minatorët.

Ata u shprehën se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: