TIRANE

Një përfaqësi e sindikatës së minatorëve të kryesuar nga Fiqiri Xibri, vijojnë të protestojnë para parlamentit cdo herë kur ka seanca plenare ku kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

Edhe pas miratimit të një ligji për rritjen e pensionit të tyre me 1 % për çdo vit pune nën tokë , minatorët vijojnë të jenë të pa kënaqur dhe nuk i kanë rreshtur protestat në kërkim të një statusi. Sipas tyre me anë të këtij ligji favorizohen ata që marrin pensione minatori pa të drejtë.

Minatorët e cilësojnë ligjin lidhur me statusin e tyre si një pallavër politike që nuk i trajton me dinjitet dhe per kete arsye ata do te protestojne derisa te fitojne statusin qe kerkojne.

Një tjetër kërkesë e tyre është hapja e dosjeve te minatoreve për të shmangur rastet abusive ku me ane te falsifikimeve persona te caktuan kane perfituar pension.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb