Deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj vizitoi fshatin Zogaj për t’iu gjendur pranë familjes së Bashkim Sadikaj, i cili humbi jeten tragjikisht në minierën e Zogaj Tropojë, në ditën e parë të punës, për bukën e gojës. Sadikaj la katër fëmijë jetim ku më i vogli është në klasë të parë. Deputetja shprehu ngushellimet dhe i bërë apel shtetit per ndihme pasi kushtet e kësaj familje janë si në epokën mesjetare.

“Mjerimi ekonomik vret sërish. Qeveria hesht, shqiptaret mbijetojne në kufijtë e ekzistencës. Deri kur, minierat do të mbesin e vetmja mundësi punësimi për këta kryefamiljare?
I bëj apel Shërbimit Social që të reagojë për këtë rast me një program të vecantë, në mbështetje të familjes e cila ka mbetur pa asnjë mbështetje dhe në kushtet e një varfërie ekstreme”, tha deputetja e Tropojës e cila, i bëri thirrje dhe komunitetit dhe biznesit te mbështesin këto familje pa asnjë mundësi ekonomike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb