TIRANE

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, se deklaratat e Metës nuk duhen marrë seriozisht dhe se kreu i shtetit edhe mund të mos arrestohet.

Blushi nënvizon se deklarata e Felajt është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!

“Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitorjen” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkruan Blushi.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj duke folur në TCH për letrën e Metës dërguar Këshilli të Lartë të Gjyqësorit për Gjykatën e Lartë, vuri në dukje se KLGJ në raportin që i ka dërguar Kuvendit ka gjetur një sërë shkeljesh nga KLD, që kryesohej nga Presidenti.

E pyetur se nga gjetjet e raportit janë të rënda, apo shkelja e rëndë e Kushtetutës, a mund të pasohet me arrestimin e Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb