Kryeministri Edi Rama, në një konferencë zyrtare në Shkup, foli mbi mini-shengenin Ballkanik.

Rama tha se mini-shengeni nuk është alternativë e BE, por një e mirë e përbashkët e Rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Shengeni rajonal që e quaj unë, sepse këto me mini se kam pjesë e sfidave të mia, nuk është alternativë e BE, por është domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, fëmijëve tanë dhe e pqajes së sigurt në këtë zonë. Kush ngatërron shengenin rajonal, pra zbatimin e të katër lirive të BE, me një alternativë me vetë BE, ose nuk kupton, ose nuk do të kuptojë. Është absurde të mendosh, se ne të gjithë duam të jemi pjesë e BE, duhet të rrimë me kurriz nga ky rajon.

Është absurde që duhet të presim BE dhe mallrat, importet, duhet të presin radha të pafundme duke goditur ekonominë tonë. Është absurde nëse ne duam të bëhemi pjesë e BE, atëherë nuk duhet të merremi me lëvizjen e lirë të njerëzve brenda rajonit tonë. Këta njerëz që i fryjnë këtij absurditeti, ose nuk e kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë. Ata që nuk e kuptojmë duhet t’ia shpjegojmë, ata që nuk duan le t’i lëmë të jetojnë në botën paralele të hapësirës sonë të përbashkët, që akoma s’është e tillë, por patjetër duhet të bëhet. Shumë e thjeshtë”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb