Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako petë sfoljatë, 2-3 kokrra mollë (jeshile dhe të kuqe), ½ lëng limoni, ½ lç kanellë, 1-2 lgj gjalpë, Marmalatë, Arra të thërrmuara
Sheqer pudër.

Përgatitja

Presim mollët në fetëza të holla. Lyejmë petën sfoljatë me pak gjalpë dhe e ndajmë duke krijuar 3 rreshta. Vendosim në çdo rresht marmalatë duke e hapur mirë tek peta. Mbi rreshtin e parë me marmalatë vendosim fetëzat e mollës jeshile , mbi rreshtin e dytë të petës sfoljatë me marmalatë vendosim arra të thërrmuara dhe mbi rreshtin e tretë vendosim fetëza mollësh të kuqe. I spërkasim në fund me kanellë dhe i mbedhim secilën në role. I presim më pas në cilindra 2-3 cm dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E fusim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 20 minuta. Pasi mini-strudelat të jenë pjekur i servirim spërkatur me sheqer pudër.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: