Nisi si një ide për të bërë bashkë futbollistët jo profesionist nën një sigël, në një shoqatë të futbollit amator, por shumë shpejt ky projekt nisi të zbatohej dhe brenda një viti organizuan për herë të parë një kampionat Kombëtarë.

Shoqata e Futbollit Amator tashmë anëtarë me të drejta të barabarta në Federatën Europiane të Minifutbollit do të marrë pjesë për herë të parë në një kampionatit Europian i cili do të zhvillohet në Ukrainë nga data 12 deri më 18 gusht.

Futbollistët më të mirë që prodhoi kampionati Kombëtarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë turne prestigjioz ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin C sëbashku me Bosnje Hercegovinen, Bullgarine, Iralnden dhe Kazakistanin.

“Falë ekipeve që morën pjesë në kampionatin e parë, që i besuan këtij projekti, pasi pa ata nuk bënim dot. Falë mbështetjes që kemi pasur nga sponsorët, ku sponsori gjeneral është; Birra Korça, Hotel Prestige, uji Fab, që kanë mbuluar kostot e pjesëmarrjes në këtë aktivitet. Sponsori jon teknik që është Federata Shqiptare e Futbollit si dhe kompaninë që na mundësoi udhëtimin në Ukrainë. Falë tyre u bë e mundur që të kristalizohej ajo që e kishim ëndërruar. Shkojmë që të përfaqësojmë Shqipërinë jo vetëm si turistë, por edhe me pretendime”, tha Ervin Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Minifutbollit Amatore.

Prej tre javësh ekipi përfaqësues i Mininifutbollit vijon fazën përgatitore me intensitet të plotë, trajneri Andi Koçi shprehet i kënaqur me punën e bërë. “Mendoj se kemi bërë një punë të mirë deri tani. Është një eveniment shumë i rëndësishëm dhe është viti i parë që marrim pjesë në të tillë eveniment. Shpresojmë që të arrijmë diçka pozitive”, tha Koçi.

Fatmir Hysenbelliu ishte protagonisti kryesorë i kampionatit të parë Kombëtarë të Minifutbollit. Kapiteni i Prestigj mbylli një sezon perfekt duke u shpallur kampion me ekipin e tij dhe duke fituar titullin e golashënuesit më të mirë me 22 gola në dhjetë ndeshje. Fatmiri pritet të udhëheq ekipin Kombëtare si kapiten dhe në Europian, një përgjegjësi e madhe për të dhënë më të mirë në këtë turne.

“Qëllimi jonë nuk është thjesht të marrim pjesë dhe të shkojmë për pushime, por të shkojmë atje denjësisht dhe të synojmë te vendet e para. Synoj mbase të dal atje edhe golshënues. Ky është një test për ne, sepse është viti i parë që organizohet ky lloj turneu. Normalisht që për mua është përgjegjësi e madhe, por kjo më bën edhe më krenar e të eci fortë dhe të kem një performancë sa më të mirë dhe ndeshje pas ndeshje të rritem sa më shumë”, tha Hysenbelliu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb