Kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi ka kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Çupi ka renditur tre nga angazhimet kryesore të programit të PD, mes të cilave minimumi jetik dhe pensione jo më pak se 200 euro, si dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Këto janë angazhimet kryesore të PD, shton Çupi, duke ftuar kryeqytetasit të votojnë për programin që synon të përmirësojë mirëqenien dhe nivelin e tyre të jetesës.
“200 mijë lekë vendosja e minimumit jetik.
Asnjë pension më pak se 200 mijë lekë.
Ulja e energjisë elektrike në 7 lekë për KW/ orë.
Këto janë angazhimet e programit të PD.
Votoni Partinë Demokratike, votoni Dhurata Çupi Tyli në Tiranë”, shprehet ajo.
(BalkanWeb)
