Sot, në një takim të nivelit të lartë të organizuar në Shqipëri, Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander, iu bashkua Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të Kartës së Adriatikut (A5) për vitin 2024. Diskutimet u përqendruan në avancimin e prioriteteve të përbashkëta për sigurinë globale dhe rajonale, si dhe në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve anëtare.
Gjatë fjalës së saj, Wallander theksoi rëndësinë e partneritetit në kuadër të Kartës së Adriatikut, duke rikujtuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për vendet aspirante të NATO-s dhe politikën e dyerve të hapura të aleancës.
“Ne jemi krenarë për lidhjen që ndajmë brenda Kartës SHBA-Adriatik. Ne nuk jemi vetëm partnerë të ngushtë; ne jemi gjithashtu miq, të bashkuar në një vizion për një Ballkan Perëndimor paqësor dhe të qëndrueshëm që respekton parimet e lirisë, sundimit të ligjit dhe vlerave demokratike,” u shpreh ajo.
Wallander ripohoi gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke nënvizuar qëndrimin e përbashkët të partnerëve për të mbështetur popullin ukrainas në luftën për liri dhe sovranitet.
Today, Assistant Secretary of Defense for International Security Affairs Celeste Wallander joined the 2024 U.S.-Adriatic Charter Defense Ministerial hosted in Albania. The meeting focused on advancing shared priorities for global and regional security. Ms. Wallander emphasized… pic.twitter.com/afKG61RxcL
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) December 4, 2024