Kryeministri i Serbisë Millosh Vujçeviq, sot ka realizuar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Pranimi i tij zyrtar është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Mickoski, Vujçeviqin e ka pritur vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

jesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut që e pritën kryeministrin serb ishin zv.kryeministrat Aleksandar Nikollovski dhe Ivan Stoilkoviq, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, si dhe ministrja për Energjetikë, Bozhinovska.

Deri në këtë moment nuk ka qëndrim zyrtar nga Koalicioni VLEN, nëse të njëjtët kanë vendosur ta bojkotojnë kryeministrin serb.

Ndryshe, Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e RMV-së përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa Izet Mexhiti mban edhe pozitën e zv.kryeministrit të parë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb