Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij, ka mbrojtur punën e SPAK dhe drejtësisë së re, ku shtoi se sot çdo shqiptar ka mundësinë t’i thotë vetes se ka një shtet ku ligji është i barabartë për të gjithë.

Ai u shpreh se çdo zyrtar, qoftë ai edhe ministër, do të japë llogari nëse ka “futur duart” në xhepat e qytetarëve.

“Jemi këtu për të bërë punë të mira, jo për të ruajtur nga hijet. Kush ka fakte e prova, e ka adresën te SPAK. Kush nuk ka mizë nën kësulë dhe e thërrasin të japë shpjegime, të shkojë e të vijojë punën.
Të mësohen edhe ata që rrinë me kamera sikur po parakalojnë miset dhe do të kuptojnë që kjo është pjesë e sistemit.
Kush ka kujtuar se kjo është një dava do bëhet një lojë nuk e ka idenë se kjo është lufta më e madhe që për herë të parë mund t’i thotë shqiptari vetes se kam shtet dhe ligji është i barabartë për të gjithë, je ministër apo jo, i ke futur duart në xhepat e popullit do të japësh llogari”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb