ELBASAN- Në ditën e parë të vitit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zgjedhur të vizitojë Elbasanin për të parë nga afër situatën në Spitalin Onkologjik dhe në urgjencë. Ministri Beqaj është interesuar për rastet e paraqitura gjatë orëve të fundit, ndërsa mjekët e kanë informuar për gjendjen.

“Kemi pasur 80 raste të paraqitura me probleme të ndryshme dhe 60 shërbime të tjera në shtëpi”, thanë mjekët. Ndërsa Shefi i Pavionit të Urgjencës, Halit Hasa tha se ambientet e këtij reparti janë të pamjaftueshme për përballimin e fluksit të të gjithë qarkut.

Ndërkohë Beqaj ka uruar gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. “Nga Spitali i Elbasanit dua ti uroj të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Por mbi të gjitha dua të uroj personelin shëndetësor për punën e madhe në krye të detyrës në këto festa. Nuk ka pasur probleme serioze të paraqitura, por gjithkush i paraqitur në spital ka marrë ndihmë me një shërbim korrekt”, tha ministri Beqaj, i cili inspektoi edhe Maternitetin e Elbasanit dhe uroi nënat e reja.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb