Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të jenë në vëmendjen e Britanisë së Madhe. Këtë e ka konfirmuar dje ministri i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Gavin Williamson, gjatë konferencës së sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

“Nuk do t’i braktisim shtetet të cilat Rusia përpiqet t’i rrezikojë, siç janë Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë në Munih ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson.

Duke folur në Konferencën për Siguri në Munih, ai e ka akuzuar Rusinë se po përpiqet “ta shtyjë Ballkanin në garën e re të armatimit për të cilën ai thjesht nuk është i interesuar e të cilën nuk e dëshiron dhe kështu këtë pjesë po e bën vend gjithnjë e më pak të sigurt”.

Ai njëkohësisht e ka ftuar Moskën që t’i ripërtërijë marrëdhëniet me vendet perëndimore përmes dialogut, përcjell Reuters.

“NATO është edhe më tej i rëndësishëm sepse kundërshtari i vjetër është edhe mirë në lojë”, ka theksuar Williamson.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb