Ministri bullgar i sportit, Krasen Kralev, ka deklaruar se kombëtarja bullgare gjendet në një grup kompleks ku Kosova mund ta thotë fjalën kryesore.

Ndryshe nga danezët, duket se në Bullgari ekziston respekt i jashtëzakonshëm për Kosovën, përcjell Telegraf. “Është fakt që Anglia është kundështari më i vështirë dhe më konkurrues”.

“Asnjë prej kundërshtarëve nuk duhen nënvlerësuar. Një grup kompleks është ky. Kosova mund të luajë rol kyç në pozitën e dytë të kualifikimit. Presim që lojtarët ta bëjnë punën e tyre dhe të na bëjnë krenarë”, u shpreh Krasen Kralev, transmeton Topsport.bg.

Kosova do të ndeshet me Bullgarinë të hënën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb