Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është rikthyer pas në kohën kur ka qenë pjesë e Vetëvendosjes. Gjatë një intervistë për televizionin T7, Cakaj dha se kishte tre arsye që e bën të largohej nga Vetëvendosja.


“Janë tri arsye. Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit. S’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje”, -tha ministri.


Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë “entuziazmi i angazhimit”, -gjë që e ka detyruar të largohet. Ndërkohë, Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb