Ministri francez i mbrojtjes, Sébastien Lecornu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Athinë e cila vjen si një sinjal i qartë për konsolidimin e marrëveshjes strategjike midis Greqisë dhe Francës në fushën e mbrojtjes.

Ai  u prit nga homologu i tij grek, Nikos Dendias, dhe pritet të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Vizita zhvillohet pak ditë pas prezantimit të Programit Afatgjatë të Pajisjeve Mbrojtëse të Forcave të Armatosura Greke për periudhën 2025–2036, ku një nga prioritetet kryesore është modernizimi i flotës detare një proces në të cilin Franca ka një rol kyç përmes furnizimit me tre fregata FDI.

Ministri francez u prit nga homologu i tij grek, Nikos Dendias, dhe pritet të takohet edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Vizita zhvillohet pak ditë pas prezantimit të Programit Afatgjatë të Pajisjeve Mbrojtëse të Forcave të Armatosura Greke për periudhën 2025–2036, ku një nga prioritetet kryesore është modernizimi i flotës detare  një proces në të cilin Franca ka një rol kyç përmes furnizimit me tre fregata FDI (Belharra.

Në tryezën e bisedimeve është edhe mundësia për blerjen e një fregate të katërt FDI të pajisur me raketa strategjike SCALP Naval, ndërsa po shqyrtohet edhe opsioni për furnizimin me 16 raketa Exocet – si përgjigje ndaj interesimit të raportuar të Turqisë për raketat Meteor.

Ministri Dendias theksoi nevojën për kujdes në menaxhimin e buxhetit ushtarak, duke kërkuar mbështetje nga partnerë si Franca për të arritur kushte më të favorshme financiare.

Kjo vizitë konfirmon nivelin e lartë të marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve dhe thekson rolin e Francës si një aleat kyç në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb