GJERMANI- “Më vjen keq për grekët, qeveria e zgjedhur është e papërgjegjshme”. Këto janë fjalët e rënda që vijnë nga Berlini ditën që në Bruksel po zhvillohet takimi i Eurogrupit ku në qendër të saj është e ardhmja e Greqisë.
Duke u shprehur skeptik për gjetjen e një zgjidhjeje, Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schaeuble ka akuzuar qeverinë e re të Cipras se po vijon negociatat në një mënyrë të papërgjegjshme. “Me vjen keq për grekët, kanë zgjedhur një qeveri të papërgjegjshme. Më duket se për ekzekutivin e ri në Athinë, gjithçka është një lojë pokeri”, ka deklaruar ministri Gjerman gjate një interviste radiofonike.
I pyetur për mundësinë e daljes së Athinës nga Euro, ministri gjerman tha se “kjo nuk është ajo që ne duam, por është në dorën homologut helen Yanis Varoufakis, të marrë një vendim”.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb