Javën e kaluar, 27 shtetet e BE-së pranuan t’i garantojnë qeverisë britanike një shtyrje mbi daljen e saj nga BE-ja deri në fund të tetorit. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas paralajmëroi britanikët që të mos e shtyjnë vendimin për t’u larguar nga Bashkimi Europian përtej fundit të muajit tetor.

“Ata duhet të vendosin çfarë duan në tetor”, tha Heiko Maas për “Financial Times” në një intervistë të publikuar të martën. “Nuk mund të zvarritet Brexit një dekadë”, vazhdoi ai.

Maas paralajmëroi gjithashtu liderët britanikë se “çdo kërkesë për një shtyrje të Brexit do të shihet si një jusitifikim për të qëndruar në BE”. Javën e kaluar, 27 shtetet e BE-së pranuan t’i garantojnë qeverisë britanike një shtyrje mbi daljen e saj nga BE-ja deri në fund të tetorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb