Politika evropiane vijon të krijojë Këshillin e Evropës, i cili me kundërshtimin e Francës, Holandës dhe Danimarkës, nuk hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një zë kritik ndaj këtij vendimi është edhe ministri për Ekonominë dhe Energjetikën në Gjermani, Peter Altmaier, i cili shprehet i zhgënjyer me rezultatin e Samitit të BE.

“Jam i zhgënjyer me vendimin e Samitit të BE. Ishte në interesin tonë që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke njohur përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit të dy vendeve duhet të fillojnë sa më shpejt”, tha Altmaier, para vizitës së tij në Ballkan, ku pritet të ndalë në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb