“Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.” Kështu shprehet ministri i jashtëm gjerman, Michal Roth, në një intervistë për ‘Der Spiegel’, ku flet për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri.

“Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.” -vijon më tej shefi i diplomacisë gjermane.

Roth

Roth, a ju shqeteson aktualisht Ballkani?

Duhet të përfshihemi më shumë. Pavarësisht nga kritikat, BE është garantuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit ne bote, por problemet tona ndonjëherë pengojnë vemendjen tonë për fqinjesine tone direkte/me te afërt.

Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A përbëjnë këto rrezik për fillimin e negociatave të anetaresimit?

Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

Pas zgjedhjeve evropiane do te vendoset per hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërine dhe Maqedonin e Veriut. Disa hezitojnë, siç është Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosoven ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet.

A jeni në favor të liberalizimit të vizave midis BE-së dhe Kosovës?

Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne spo leshojme pe gjithnje dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit te se drejtes dhe demokracite e tyre, doe te ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia.

Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës po shqyrtojnë rivendosjen e kufirit; Komisioni i BE-së ka qenë i hapur për të. Çfarë mendoni ju?

Jo kete. Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.

 Ndoshta do të duhen muaj pas zgjedhjeve evropiane derisa Këshilli dhe Parlamenti të bien dakord për një President të Komisionit. Në këtë fazë, nuk do te kete gjasa per fillim negociatash për anëtarësim.

Ne nuk mund ta bëjmë kursin e botes te varur nga datat e zgjedhjeve në BE. Afati kohot parashikohet se: Në qershor 2019, Këshilli do të vendosë. Në fund të fundit, çfarë mund të dëgjohet nga Komisioni i BE-së, kushtet janë përmbushur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb