VLORË- Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar sot punimet në nënstacionin elektrik të Vlorës. Gjatë kësaj vizite, Gjiknuri tha se defektet e shumta në rrjet, vijnë si pasojë e amortizimit, ndërsa premtoi për një investim të madh e të suksesshëm në sistemin energjetik.

“Defektet vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar. Do të bëjmë një investim të madh për energjinë”, tha Gjiknuri.

Pak ditë më parë transformatori i nënstacionit elektrik u dogj, si pasojë e ngarkesës dhe amortizimit të rrjetit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb