Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe gjatë prezantimit të Kalendarit Turistik përmes aplikacionit TEA 2.0, iu bëri thirrje studentëve dhe të rinjve që mbajnë arsimin profesional, që të bëhen pjesë e turizmit, për punë dhe për pushime.

Ai tha se fokusi ngelet dhe të identifikimi dhe promovimi i rrënjëve, i historisë së Shqipërisë, për brezat e rinj, sidomos ata që jetojnë jashtë vendit.

“Programet tona, financimet, investimet, mund të marrim më shumë vëmendje, vizitueshmëri, më shumë kthim të investimeve nga pikëpamja ekonomike dhe të gjenerojë një cikël kaq të jashtëzakonshëm për vendin, siç është turizmi. Jemi një trupë që jeton me riprogramimin dhe skena e pavarur, nga shoqata dhe qytetet. Tani është bërë e papërballueshme, që kemi një kërkesë kaq të lartë për të mbështetur aktivitete dhe financime në turizëm. Ka angazhim dhe informim për të rinjtë. Ne kemi dhe përgjegjësi që të tregojmë rrënjët, ku lindin ëndrrat e reja. Ata që ndihen shqipfolës duan të vizitojnë dhe të njihen me vendin e të parëve të tyre. Ata janë një pjesë e konsiderueshme për turizmin që përpunojmë.

Jam krenar dhe dua të falënderoj zonjën Ira Pipa, për punën e jashtëzakonshme. Ekonominë do ta vëmë në funksion të kulturës. Kemi mbështetur mbi 200 e ca aktivitete. Këtu falënderoj TEA që mos të humbasë asnjë prej rasteve në fjalë. Janë disafishime në disa qytete këto aktivitete. P nis të gjallërohet më shumë jeta kulturore. Rikthehemi në Burrel, në Fushë-Arrës apo Kolonjë. Ky diversifikim është i rëndësishëm për ofertën turistike në vend. Dua t’i bëj thirrje të rinjve që dalin nga arsimi profesional këtë mua, turizmi mund të jetë një mundësi për të punuar në sektorin e turizmit. Kjo ndihmon të ardhmen, dhe infrastrukturën e shërbimit dhe turizmin. Mos e shihni verën si shkëputje, por dhe njohje të vendit.”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb