Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se më shumë se një milion vizitorë kanë zbuluar magjinë e siteve kulturore që shtrihen në të gjithë vendin, duke e çuar këtë shifër në 31% më shumë krahasuar me numrin e vizitorëve gjatë vitit të kaluar.

Sipas ministrit, sitet më të vizituara janë “Kalaja e Gjirokastrës me 260,290 vizitorë; Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë me 170,405 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër me 153,109 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni me 120,397 vizitorë; Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berati me 104,449 vizitorë.

“Faleminderit çdo vizitori që mbështet trashëgiminë tonë dhe ndan historinë e Shqipërisë me botën”, thekson Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Numri i vizitorëve në muzetë kombëtarë arriti në 422, 020, ndërsa në parqet arkeologjike 478,769 persona. Të gjitha këto vizita gjeneruan të ardhura të cilat llogariten në 443,906,770 lekë, 40% më shumë se të ardhurat e vitit 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb