Në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan dje me ministren Federale Faeser, si dhe përfaqësues të BE-së dhe shteteve të tjera evropiane, ku pjesëmarrës nga Shqipëria ka qenë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ambasada Gjermane në Shqipëri shkruan se në takim u diskutua në lidhje me migracionin e parregullt, kontrabandën dhe trafikun e qenieve njerëzore si dhe krimin e organizuar.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Procesit të Berlinit, Ministrat e Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor u takuan dje me Ministren Federale Faeser, si dhe përfaqësues të BE-së dhe shteteve të tjera evropiane. Nga pala shqiptare mori pjesë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
U diskutuan masa të shumta për përmirësimin e bashkëpunimit në luftën kundër:
Migracionit të parregullt
Krimeve të kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore
Krimit të organizuar
Konkretisht, ndër të tjera, do të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave dhe rajoni do të lidhet më shpejtë me Sistemin Evropian për Krahësimin e të Dhënave Biometrike të Azilkërkuesve.
(BalkanWeb)