Fluksi i refugjatëve në vendet perëndimore mund të rrezikojë lëvizjen e lirë. Këtë gjë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, i cili tha se lëvizja e lirë në zonën Shengen do të hyjë në rrezik nëse askush nuk respekton ligjin.

“Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë, ne mbështesim lëvizjen e lirë në zonën e Shengenit, por nëse askush nuk e respekton ligjin, Shengen do të hyjë në rrezik”, tha de Maiziere.

Ndërkohë ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, tha se ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së do të takohen në Paris në mes të tetorit për të diskutuar krizën me fluksin e emigrantëve të paligjshëm në Evropë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb